Mourinho ose Conte tek Real? Ky është reagimi ‘brutal’ i Courtois

Futboll

Mourinho ose Conte tek Real? Ky është reagimi ‘brutal’ i Courtois

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:54
Mourinho, Courtois dhe Conte

Starti i dobët i Real Madridit nën urdhrat e Julen Lopeteguit kanë bërë që trajneri spanjoll ta ketë në dyshim të ardhmen me skuadrën.

Pas nëntë ndeshjeve në La Liga, “Los Blancos” e gjejnë vetën në pozitën e shtatë në tabel.

Mediat raportojnë se zëvendësues potencialë të Lopeteguit janë Mourinho dhe Conte.

Por, portieri i skuadrës duket se nuk e pëlqen asnjërin nga të lart përmendurit.

“Nuk mund ta besoj. Këtu jam i vetmi që kam punuar me të dy trajnerët. Ika nga Londra që të mos përballem më me situata të ngjashme dhe tashmë dëgjoj se Conte do të vij këtu, nëse jo Mourinho” ka thënë belgu.

Courtois ishte në Chelsea që nga viti 2011 deri në verën që kemi lënë pas. Ai ka punuar me të dy trajnerët tek skuadra nga Londra dhe duket se nuk ka qenë i kënaqur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat