Figo e ka të qartë se cili lojtar i duhet Realit

Futboll

Figo e ka të qartë se cili lojtar i duhet Realit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:06
Luis Figo

Luis Figo e di shumë mirë se për cilin lojtar ka nevojë Real Madrid tani që nuk ka më në gjirin e tij Cristiano Ronaldon.

Ish-futbollisti portugez i madrilenëve tha për DAZN se Eden Hazard i duhet skuadrës kampione në fuqi të Evropës, që aktualisht nuk po kalon një moment të mirë.

“Hazard. Është një lojtar i madh, një nga më të mirët në këtë moment dhe mendoj se, siç e ka shprehur vetë ai, do i pëlqente të luante me Realin”, deklaroi Figo.

Hazardit i skadon kontrata me Chelsea qershorin e vitit 2020. Belgu ka deklaruar se ëndërron të luajë me Realin, por ka shtuar se edhe nëse do të qëndrojë në Londër, do të jetë njësoj i lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat