Klopp i dhuron 5.000 euro një tifozi, ja arsyeja e këtij gjesti fantastik

Futboll

Klopp i dhuron 5.000 euro një tifozi, ja arsyeja e këtij gjesti fantastik

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:36
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vazhdon të tregoj se i dashuron tifozët e Liverpoolit.

Së fundmi ai i ka dhuruar 5.000 euro një fansi i cili ishte lënduar pas një sulmi jashtë stadiumit “Anfield” në ndeshjen e sezonit të kaluar me Romën.

Fansi i indetifikuar si Sean Cox, 53 vjet pas atij sulmi, kishte pësuar lëndime traumatike në tru. Ai po vazhdon të trajtohet por duhet të operohet.

“Ti nuk do të ecësh asnjëherë i vetëm, më të mirat për ty” kishte shkruar Klopp në letrën e dërguar tek Sean.

Me 5000 eurot e Klopp, shuma e të mbledhurave për operacion ka arritur në 55.000 euro. Shuma e kërkuar është 2 milionë euro.

Për këtë sulm një i dyshuar është arrestuar javën e kaluar në Romë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat