Mourinho: Nuk jam i sigurt nëse De Gea do ta vazhdojë kontratën

Futboll

Mourinho: Nuk jam i sigurt nëse De Gea do ta vazhdojë kontratën

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:56
David De Gea

Trajneri portugez ka trembur tifozët e Manchester United për portierin e tyre.

Jose Mourinho po i mat deklaratat e tij për të mos hapur polemika në Angli, ashtu siç ka ditur të bëjë gjithmonë.

Në ditët e fundit është përfolur gjithnjë e më shumë se David De Gea mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Mourinho e thotë hapur se klubi e di rëndësinë që ka portieri, duke shtuar se nëse drejtuesit duan që situata mos të shkojë më keq duhet ta mbajnë në skuadër. “Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë apo jo. Kjo gjë nuk më shqetëson, por nuk jam i sigurt se çdo të ndodhë”, ka thënë Mou. “Klubi dhe njerëzit pranë lojtarit mund të japin një përgjigje. Të gjithë e dinë se sa cilësi ka De Gea dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën”.

“Nëse klubi nuk do të jetë akoma dhe më keq duhet ta mbajë në skuadër”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat