Inter dhe Napoli në garë për Denis Suarez

Futboll

Inter dhe Napoli në garë për Denis Suarez

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:55
Denis Suarez

Denis Suarez po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Barcelonës.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësirat e duhura tek klubi katalunas dhe ka kërkuar largimin.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A.

Napoli dhe Inter janë dy skuadrat që po e përcjellin me vëmendje gjendjen e Suarezit.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttomercatoweb, dy skuadrat italiane janë të gatshme për ta transferuar në janar Suarezin.

Barcelona mund ta lë të lirë si huazim lojtarin në janar me të drejtën e blerjes prej 30 milionë eurove.

Por përveç Interit dhe Napolit, në garë për lojtarin janë edhe disa skuadra spanjolle.

Betis, Valencia dhe Villareal gjithashtu po interesohen për huazimin e 24 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat