Interi refuzon 75 milionë euro të Unitedit për Skriniarin

Futboll

Interi refuzon 75 milionë euro të Unitedit për Skriniarin

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:04
Milan Skriniar

Interi ka refuzuar një ofertë prej 75 milionë eurove që Manchester Unitedi e ka përgatitur për Milan Skriniarin.

“La Gazzetta dello Sport”, raporton se Jose Mourinho është i vendosur që të përforcojë mbrojtjen gjatë janarit të vitit 2019.

Oferta e Unitedit ishte dyfish më e lartë se shuma prej 35 milionë eurove që Interi i pagoi për transferimin e sllovakut nga Sampdoria.

Interi është në bisedime për vazhdimin e kontratës së 23-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat