Feronikeli rigjen rrugën e fitores, Prishtina vazhdon me formë të lartë

Futboll

Feronikeli rigjen rrugën e fitores, Prishtina vazhdon me formë të lartë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:54
Feronikeli

Feronikeli e ka rigjetur rrugën e fitores në Ipko Superligën e Kosovës pasi e mposhti 1-0 Trepçën ’89 në udhëtim të shtunën.

Ndërkohë, përcjellësi i parë i klubit nga Drenasi, Prishtina e ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke e çuar në katër sosh pasi e mundi 3-0 Gjilanin në udhëtim.

Golin e tri pikëve për Feronikelin e realizoi Arbër Prekazi në minutën e 60-të.

Ndërkohë, në fitoren e Prishtinës ndaj Gjilanit, golat i shënuan Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica dhe Lorik Boshnjaku.

Në ndeshjet tjetër të javës së 12-të të zhvilluar sot, Llapi e mposhti Drenicën 2-0 në Skenderaj.

Feronikeli mbetet lider me 26 pikë, dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat