Shaqiri, tjetër gol me Liverpool

Futboll

Shaqiri, tjetër gol me Liverpool

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:22
Xherdan Shaqiri

Liverpooli arriti të mposhtë me rezultatin e pastër 4-1 uellsianët e Cardiffit dhe të shkëputet momentalisht në krye të kampionatit anglez, në pritje që edhe Manchester City të luajë ndeshjen e radhës.

Skuadra e Klopp dominoi sfidën, të cilën e zhbllokoi shumë shpejt me anë të yllit egjiptian, Muhamed Salah, i cili shënoi që në minutën e 10’, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund të pjesës së parë.

Në 45-minutëshin e dytë, ishte Sadio Mane që dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Salah asistoi dy herë , fillimisht për Shaqirin dhe më pas për Mane, të cilët kompletuan edhe triumfin 4-1.

Xherdan Shaqiri është bërë edhe një herë tjetër protagonist me bluzën e Liverpool, duke arritur të shënojë gol në fitoren e thellë 4-1 të “The Reds” ndaj Cardif.

Image

Lojtari nga Kosova që përfaqëson Zvicrën, po kalon një moment mjaft të mirë me skuadrën e Klopp dhe pse ky i fundit nuk e kishte vendosur në formacion, sërish Shaqiri arriti të tregojë vlerat.

Image

Sulmuesi realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte Mane me dy gola e një tjetër u shënua nga Salah.

Me këtë fitore, Liverpool mban vendin e parë në Premier League me 26 pikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat