Ronaldo ia siguron Juventusit fitoren ndaj Empolit

Futboll

Ronaldo ia siguron Juventusit fitoren ndaj Empolit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 20:04
Ronaldo

Juventusi ka arritur të fitojë si mysafir ndaj Empolit në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Juventusi ishte në disavantazh, mirëpo falë dy gola të Ronaldos në pjesën e dytë, arriti ta përmbysë rezultatin në 1-2, dhe mori tre pikë të rëndësishme.

Goli i parë erdhi nga Empoli në pjesën e parë me anë të Francesco Caputos në minutën e 28’, kurse në të dytën ishte penalltia e Ronaldos në minutën e 54’ dhe supergoli në minutën e 70’ jashtë zonës.

Me këtë fitore Juventusi është ngritur në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë shtatë pikë më shumë se Napoli, që luan nesër në shtëpi ndaj Romës.

Ndërsa Empoli thellohet më shumë në krizë me vetëm 6 pikë në vendin e 18-të.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Massimiliano Allegrit e pret në shtëpi Cagliarin, ndërsa Empoli luan si mysafir ndaj Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat