Xherdan Shaqiri e komenton super golin e tij ndaj Cardiffit

Futboll

Xherdan Shaqiri e komenton super golin e tij ndaj Cardiffit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 20:28
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri sot e shënoi golin e tij të parë në Anfield me fanellën e Liverpoolit.

Skuadra e Jurgen Klopp e mposhti Cardiff Cityn me rezultatin 4-1 në kuadër të javës së 10-të në Premierligë.

Xherdan Shaqiri, i cili nuk startoi nga minuta e parë, arriti ta shënojë një gol të bukur në minutën e 84’, duke i shmangur dy lojtarë kundërshtarë, dhe pastaj për ta dërguar topin në rrjetë për 3-1. 

Ai ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Twitter pas golit: “Jam shumë krenar me golin tim të parë në Anfield, po ashtu edhe për tre pikët e rëndësishme”.  

Në katër ndeshjet e fundit, Shaqiri i ka bërë 3 asistime dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat