Drejtori i Juventusit: Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë

Futboll

Drejtori i Juventusit: Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:57
Paul Pogba

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved deklaron se Paul Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ai është në Manchester United, kështu që bisedimi për transferimin e tij është i kotë.

Pogba është lidhur me një rikthim tek Juventusi në kohët e fundit, pas problemeve me Mourinhon, por Nedved nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje.

“Duhet ta shohim Juventusin gjatë sezonit. Ne fituam çdo ndeshje përveç barazimit me Genoa, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë dhe dëshirojmë të vazhdojmë në këtë rrugë, “tha Nedved për Sky Sport Italia.

“Unë mendoj se Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë, kështu që do të ishte e mrekullueshme të kthehej, por ai është në Manchester dhe prandaj mund të flasim, por asgjë nuk mund të ndodhë.”

“Ne jemi të vëmendshëm në merkato, por janari është larg.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat