Valverde komenton mungesën e Messit dhe Cristianos në “Clasico”

Futboll

Valverde komenton mungesën e Messit dhe Cristianos në “Clasico”

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 22:39
Valverde komenton mungesën e Messit dhe Cristianos në “Clasico”

Edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo do të mungojnë në “El Clasicon” që luhet nesër.

Kjo është hera e parë që kjo ndodh që nga viti i largët 2007.

Messi ka pësuar një lëndim në dorën e djathtë, në sfidën ndaj Sevillas.

Ronaldo në anën tjetër ka ndërruar skuadër dhe aktualisht paraqitet me Juventusin.

Valverde, trajneri i Barcelonës, ka komentuar mungesën e më të mirëve të botës.

“Nuk ka rëndësi. Klasikja ka ekzistuar edhe para tyre. Ka pasur tension dhe lojtarë të mrekullueshëm edhe më parë” ka thënë Valverde.

“Ronaldo ka ndërruar skuadër kurse ne kemi humbur Messin vetëm një javë më parë. Madridi aktual nuk ka asnjë mungesë” ka vazhduar spanjolli.

“Carvajal është mungesë më me rëndësi se ajo e Ronaldos” ka përfunduar Ernesto.

Mbetet të shihet se si do të paraqiten skuadrat pa dy super yjet e futbollit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat