“Wanda” i sjelll fat, Atletico merr kreun e La Liga-s

Futboll

“Wanda” i sjelll fat, Atletico merr kreun e La Liga-s

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 22:45
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka harruar disfatën 4-0 të pësuar në mesjavë kundër Borussia Dortmund në Champions League dhe ka arritur të marrë përkohësisht kreun e La Liga-s pas fitores 2-0 të arritur mbrëmjen e sotme kundër Real Sociedad.

Mbrojtja e “Colchoneros” ka shlyer katër golat e pësuar tri ditë më parë në Gjermani, duk i dhuruar fitoren Atletico-s falë golave të realizuar nga dy mbrojtësit, Godin dhe Felipe Luis. I pari ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 45-të, teksa i dyti i e ka mbyllur atë në të 60-ën.

“Wanda Metropolitano” vazhdon t’i sjellë fat madrilenëve, të cilët kanë marrë pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi. Në pritje të rezultateve të ndeshjeve të nesërme, Simeone dhe të tijtë mund të shijojnë të paktën për një natë vendin e parë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat