Rrëfehet Cesc, zbulon ndeshjen, stadiumet dhe dy lojtarët e preferuar

Futboll

Rrëfehet Cesc, zbulon ndeshjen, stadiumet dhe dy lojtarët e preferuar

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 00:02
Cesc Fabregas

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka analizuar karrierën e tij, që nga momenti kur shkoi te  “La Masia”, në një intervistë të dhënë për “Marca”.

– Çfarë ka mbetur nga Cesc që njohëm 15 vite më parë?

“Shumë. I njëjti motivim dhe dëshirë për të fituar. Do të thotë që gjithmonë kërkon më shumë por sigurisht në mënyra të ndryshme. Jam ndryshe nga ai që isha në 2003”.

– Cila është ndeshja juaj e preferuar?

“Ndoshta finalja e Kupës së Botës. U futa për të luajtur  në minutën e 87-të (në vend të Xabi Alonso) dhe pata një ndikim të madh në lojë. Kjo është ajo që do të mbahet mënd”.

– Cili është stadiumi juaj i preferuar për të luajtur?

“Do të zgjidhja Camp Nou, Bernabeu, Old Ttrafford dhe Highbury, këto janë stadiumet që kam dashur dhe do të më mungojnë gjithmonë”.

– Me cilin shok skuadre keni një lidhje të veçantë?

“Gjëja më e mirë në futboll janë shokët e ekipit. Kam patur shumë miq të mirë por do të zgjidhja dy: Gerard Pique dhe Leo Messi. Me njërin kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç dhe me tjetrin që kur kam qenë 12 ose 13. Ne ia dolëm që të arrinim një nivel të lartë dhe të mbeteshim miq…kjo është një lidhje speciale”.

– Cili stadium në Premier League ju ka bërë më shumë përshtypje?

“Më pëlqen Old Trafford dhe Anfield pa dyshim”.

– Ku mendoni se do të jeni pas 15 vitesh?

“Nuk e di. As nuk jam duke menduar për këtë. Asnjëherë nuk i dihet dhe mua nuk më pëlqen të bëjë plane. Sa herë e bënë këtë, ndodh diçka tjetër”.

– A do të riktheheshit tek Arsenal një ditë?

“Sigurisht, Arsenali do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe nuk do ti harrojë kurrë, kështu që pse jo një rikthim. Asnjëherë nuk i dihet”.

– Cili ka qenë kundërshtari juaj më i vështirë në mesfushë?

“Në moshën 18-vjeçare mu desh të përballesha me Vieira-n në një ndeshje Arsenal vs Juventus. Wenger e largoi për të me dhënë mua më shumë mundësi dhe e vërteta është se ishte e vështirë por bëra një ndeshje të mirë, shënova një gol dhe dhashë një asist për Henry. Ne fituam 2-0 në Highbury”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat