Jetë të shthurur seksuale dhe jo vetëm… Legjenda e Anglisë te Chelsea qëlloi me armë vizitorin

Futboll

Jetë të shthurur seksuale dhe jo vetëm… Legjenda e Anglisë te Chelsea qëlloi me armë vizitorin

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 08:10
Chelsea

I etiketuar si një prej mbrojtësve anësorë më të mirë në histori, duke u shndërruar në legjendë me Arsenal dhe Chelsea, tashmë, në moshën 38-vjeçare, Ashley Cole arrin ende të thotë të tijën edhe në MLS, duke i bërë shoqëri te Los Angeles Galaxy, Ibrahimovic dhe vëllezërve Dos Santos. Por, jo vetëm në fushë… Ashley Cole ka bërë shumë bujë edhe me jetën e tij jashtë lojës së futbollit.

Probleme të vogla dhe të mëdha zemre, që kanë shënjuar jetën dhe daljet në tabloidet. Së fundmi, ish-shoku i tij, Jermaine Pennant, ka rrëfyer përmes autobiografisë së tij bëmat e shumta të të dyve, ku ndanin gjithçka, madje edhe femrat. Gjithçak mëse normale, nëse Cole nuk do të ishte i martuar me Cheryl, popstaren e famshme angleze, që në 2010, pasi mëson se bashkëshorti i saj kishte patur histori me të paktën tre femra të tjera, vendosi të divorcohej.

Skena që më mirë sintetizon personazhin ndodh në vitin 2011 në qendrën sportive të Cobham, shtëpinë e Chelsea. Pasi zbavitet Brenda dhomave të zhveshjes me një pushkë me ajër të kalibrit 22, arma më e fuqishme që mund të posedohet në Mbretërinë e Bashkuar pa leje arme, duke mos kuptuar se arma ishte e mbushur, Cole qëllon një student të arteve sportive që po bënte një eksperiencë pune falë klubit të Abramovich.

Çështja merr përmasa kombëtare dhe sikurse raporton “The Guardian”, babai i djaloshit kërkon madje edhe përjashtimin e futbollistit. Më pas mbërrin ndjesa zyrtare dhe gjithçka është mirë kur përfundon mirë. Gjithsesi, një burim nga Brenda klubit shtroi një pyetje të kuptueshme: “si është e mundur që një futbollist i Premier League shëtit nëpër dhomat e zhveshjes me një pushkë me ajër?”. E thjeshtë, kur futbollisti në fjalë është Ashley Cole, gjithçka është e mundur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat