Shaqiri po i sjell “kokëçarje” Kloppit

Futboll

Shaqiri po i sjell “kokëçarje” Kloppit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:23
Klopp dhe Shaqiri

Jurgen Klopp ka deklaruar se e kishte shumë të vështirë që ta linte në bankën rezervë Xherdan Shaqirin për fitoren e djeshme ndaj Cardiffit, 4-1.

Përkundër që hyri në pjesën e dytë Shaqiri sërish bëri paraqitje të mirë, derisa shënoi edhe golin e parë për Liverpoolin në Premier Ligë.

“Ai ka luajtur katër ndeshje në vazhdim me rreth 90 minuta në secilën. Për Zvicrën dhe ndaj Huddersfildit dhe ndaj Crvena Zvezdës. Është e qartë se ne nuk e njohim Shaqën majft gjatë për të ditur se si reagon. Ndonjëherë duhet t’i mbroni lojtarët derisa t’i njihni pak më mirë”, shprehet Klopp.

Kloppi shton se, “ekipi startues sot ishte i mirë, dhe ishte mirë për Lallanan të ishte nga fillimi, dhe ishte mjaft i përfshirë në pjesën e parë. Më pas hyri Shaqiri dhe ishte i përfshirë në dy gola të bukura ndaj Crvena Zvezdës që është gjithmonë diçka e mirë. Kjo ma bëri shumë të vështirë që ta lija jashtë sot sepse ishte lojtar shumë i mirë atë ditë, por duhej të mendonim se cila ishte gjëja e duhur të bënim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat