Në janar Inter ndryshon fytyrë, bashkë me Marotta vjen edhe idhulli i tifozëve

Futboll

Në janar Inter ndryshon fytyrë, bashkë me Marotta vjen edhe idhulli i tifozëve

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:04
Inter

Interi i ri me president Steven Zhang priet të ndryshojë tërësisht pamje dhe që tani numri 1 i skuadrës zikaltër ka nisur të veprojë në merkato. “Blerja” e parë do të jetë ajo e Beppe Marotta, që do të jetë drejtori i ri sporti i Interit, tashmë një ish-juventin. Sipas mediave italiane, bashkë me Marotta do të vijë edhe ëndrra e të gjithë tifozëve zikaltër në merkaton e verës së këtij viti, kroati Luka Modric.

Do të jetë pikërisht Marotta ai që do të merret me këtë transferim dhe më shumë gjasa gjithçka do të realizohet në janar. Interi është prej muajsh në kërkim të një mesfushori që ka cilësi në mesfushë, që të dirigjojë skuadrën dhe Modric është lojtari që të gjithë ëndërrojnë. Mesfushori kroat do të jetë edhe blerja e parë “big” e presidentit Zhang, që tashmë ka marrë kontrollin e skuadrës zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat