“El Clasico” pa Ronaldon, portugezi habit Barcelonën me parashikimin e tij

Futboll

“El Clasico” pa Ronaldon, portugezi habit Barcelonën me parashikimin e tij

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:29
El Clasico

Një “El Clasico” ndryshe, shumë ndryshe! Orari jo normal për një superndeshje 16:45, por gjithçka del në plan të dytë kur mendon se për herë të parë pas thuajse një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk do të luajnë. Dy futbollistët që e kanë bërë La Ligan kampionatin më të ndjekur me rivalitetin e tyre do të mungojnë. I pari është i dëmtuar në krah, ndërsa i dyti do ta ndjekë nga Italia, aty ku i dha një drejtim të ri karrierës së tij kur nënshkroi në verë me Juventusin.

Portugezi ka fituar gjithçka me Real Madrid-in në nivel klubesh dhe sigurisht një pjesë e zemrës së tij mbetet në kryeqytetin spanjoll. 33-vjeçari foli për “AS” para ndeshjes që do të luhet në “Camp Nou” dhe foli shkurt dhe saktë.

“Kam respekt për Barcelona-n, por e mbaj Real Madrid-in në zemrën time. Shpresoj të jetë një ndeshje e lumtur për madrilenët“, – tha shkurtimisht portugezi. Stadiumi i Barcelonës ka qenë një nga të preferuarit e Cristiano Ronaldos, pasi ka shënuar 12 gola kundër katulanasve në “Camp Nou”. Reali po e vuan shumë mungesën e tij në këtë fillim sezoni. A do ta vuajë edhe sot? Mbetet për t’u parë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat