Shkëndija ia mbush rrjetën Makedonija GP-ës, Renova befason Vardarin

Futboll

Shkëndija ia mbush rrjetën Makedonija GP-ës, Renova befason Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:57
Besart Ibraimi

Shkëndija nga Tetova vetëm dy pikë është larg liderit të Kampionatit të Maqedonisë, Vardarit nga Shkupi.   Kampioni në fuqi e deklasoi me rezultat 5:1 Makedonija GP, në kuadër të javës së 11-të. Futbollistët e Shkëndijes treguan lojë të madhe dhe e mbushën rrjetën e kundërshtarit. Për Shkëndijen shënuan: Visar Musliu (42'), Besart Ibraimi (45' +1 e 72’), Valmir Nafiu (86' e 90+2') dhe për mysafirët Hristijan Kirovski (69’).

Shkëndija renditet në vend të dytë me 22 pikë, dy me pak se Vardari dhe Makedonija GP është në pozitën e 6-të me 13 pikë. Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës befasoi liderin Vardarin në stadiumin ““Boris Trajkovski” në Shkup, duke luajtur baras (0:0).

Një pikë e madhe për Renovën dhe që rritë apetitet për pjesën e lartë të tabelës. Renova është në vend të tetë me 12 pikë mbledhura.   Shkupi nuk i shkoi mbarë në Prilep dhe pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Pobeda.

Liga e Maqedonisë

A. Pandev-Bellasica      3:0

Pobeda-Shkupi   2:0

Shkëndija-Makedonija 5:1

Sileksi-Rabotniçki         2:0

Vardari-Renova   0:0

Tabela

1. Vardari   11     7       3       1       24

2. Shkendija        11     6       4       1       22

3. A. Pandev        11     6       1       4       19

4. Pobeda  11     4       2       5       14

5. Rabotnicki       11     4       2       5       14

6. Makedonija GP        11     3       4       4       13

7. Bellasica 11     3       4       4       13

8. Renova  11     3       3       5       12

9. Sileksi    11     2       4       5       10

10. Shkupi 11     2       3       6       9

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat