Fabregas mund të rikthehet tek Arsenal

Futboll

Fabregas mund të rikthehet tek Arsenal

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:05
Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim tek Arsenal.

Kontrata e spanjollit me skuadrën e Chelsea është afër përfundimit dhe ai me gjasë do largohet nga “Stamford Bridge”, 

31 vjeçari nuk e përjashton mundësinë për një rikthim të mundshëm tek “Gunners”, ku ka pasur mbi 300 paraqitje.

“Sigurisht, Arsenal gjithnjë do të jetë në zemrën time dhe asnjëherë nuk do t’i harroj ata, kështu që pse jo. Asnjëherë nuk i dihet” ka thënë 31 vjeçari për “Marca”.

“Pas shtatë muajsh më mbaron kontrata me Chelsean. Do të jenë 16 sezone që kam luajtur në nivelet më të larta. Kjo i bie mbi 750 ndeshje” ka vazhduar spanjolli.

Fabregas nuk po gjen hapësira në planet e Sarrit, i cili preferon treshen Kovacic –Jorginho- Kante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat