Laçi bie në Elbasan, trajneri Mërgjyshi gjen arsyet

Futboll

Laçi bie në Elbasan, trajneri Mërgjyshi gjen arsyet

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:35
Laçi bie në Elbasan, trajneri Mërgjyshi gjen arsyet

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, është shfaqur mjaft i mërzitur pas ndeshjes së humbur me Kukësin në “Elbasan Arena”. Ai mendon se skuadra duhet të reagojë shpejt dhe të kthehet te fitorja.

Humbja – “Kemi zhvilluar pjesën e parë më të mirë se Kukësi. Nuk shfrytëzuam pasin e fundit. U munduam t’i përmirësojmë në pjesën e dytë, por nuk patëm shpejtësi dhe freski. Kishim dy mungesa dhe nuk kishim alternativa. Në pjesën e dytë Kukësi ishte më efikas. Pas pësimit të golit nuk patëm energji për të kthyer situatën”.

Situata – “Jemi në moment të vështirë. Xhixha dhe Eller janë mungesa të rëndësishme, por duhet të vlerësojmë të gjithë lojtarët. E rëndësishme ishte dhe ana psikologjike. Duhet të punojmë dhe të kthehemi me këto lojtarë që kemi”.

Antilparmakovski – “Ai punoi mirë në lëvizje, vrapoi dhe mbajti topi. I mungoi shpejtësia dhe kjo na mungon, por duhet të bëjmë me këto që kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat