United mbyllë me gol pjesën e parë

Futboll

United mbyllë me gol pjesën e parë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:16
Manchester United

Manchester United është duke zhvilluar ndeshjen kundër Evertonit e 10-ta në sezonin e2018/19 të Premier Leagues.

Ekipi i Jose Mourinhos është në rrugë të mirë për të fituar tri pikë të vlefshme në shtëpi nga kjo përballje pasi që United nuk pati fillim të mirë në këtë edicion në ligë.

Pjesa e parë është dominuar lehtësisht nga djemtë e Mourinhos që edhe shënuan për epërsinë e parë të ekipit në këtë ndeshje.

Anthony Martial hyri në zonën e rrezikshmërisë së Evertonit dhe u ndal në mënyrë të parregullt nga lojtari kundërshtar.

Për Unitedin u akordua penallti ndërsa goditjen e parë të Pogbas e priti portieri mysafir, kurse topi iu kthye përsëri mesfushorit i cili dërgoi atë në rrjetë.

Rezultati pas pjesës së parë 1 me 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat