Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është shprehur i zhgënjyer me humbjen 5-1 ndaj Barcelonës.
Megjithatë spanjolli nuk ka pranuar të komentojë mundësinë e shkarkimit të Lopeteguit.
“Ato nuk janë vendimet tona. Ne gjithmonë e kemi thënë se jemi 100% mbështetës të kujtdo që është trajneri ynë dhe këto vendime merren nga lartë dhe duhet t’i respektojmë”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes.
Ai foli edhe për gabimet e bëra gjatë ndeshjes.
“Në pjesën e parë u dhamë atyre 45 minuta dhe kur ju e bëni këtë ndaj një kundërshtari me aq shumë talent, ata të ndëshkojnë”, ka shtuar 32 vjeçari.
Sipas medieve spanjolle shkarkimi i Lopeteguit tashmë është punë e kryer, dhe vendin e tij do ta zë italiani, Antonio Conte.