PSG fiton klasiken franceze ndaj Marseilles

Futboll

PSG fiton klasiken franceze ndaj Marseilles

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:46
Kylian Mbappe

‘Le Classique’ e parë në Ligue 1 për sezonin 2018/19 i takoi Paris Saint Germait.

PSG fitoi ndaj Olympique Marseille me rezultat 0-2 për të vazhduar kështu me ecurinë fantastike në kampionat.

Pjesa e parë kishte pak raste serioze, një për secilën skuadër. Të parët që rrezikuan ishin vendasit me anë të Lucas Ocampos në minutën e 34, kurse mysafirët me anë të Angel Di Marias në minutat shtesë.

Di Maria e filloi me një rast pjesën e dytë, por Steve Mandanda bëri një pritje të mirë.

Dimitri Payet provoi të shënojë nga gjuajta e lirë në minutën e 57-të, por Alphonse Areola bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 62-të në vend të Maxim Choupo Moting u fut Kylian Mbappe, ndërsa në minutën e 65-të erdhi goli i epërsisë nga ylli i ri francez.

Dhjetë minuta më vonë Mbappe kishte një tjetër rast për gol, por Mandanda ia mohoi. Goli i dytë erdhi në minutat shtesë të ndeshjes nga Julian Draxler, gjermani u asistua nga Neymar.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në vendin e parë me 33 pikë, ku në 11 xhirot e para ka 11 fitore, ndërsa Marseille vazhdon në pozitën e pestë me 19 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Thomas Tuchel është ndaj Lille, ndërsa OM luan kundër Montpellierit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat