Një shqiptar në përbërjen e javës në Zvicër

Futboll

Një shqiptar në përbërjen e javës në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:32
Ermir Lenjani

Sioni edhe pse nuk arriti pikë gjatë javës që e lamë pas, të paktën ka një futbollist në përbërjen e javës në elitën e futbollit zviceran. Sioni në Bernë pësoi humbje me rezultat 3:2 nga kampioni në fuqi Young Boys. Sioni edhe pse udhëhoqi me 2:0, nuk ia doli të kthehet i pamposhtur.  Mesfushori nga Kosova, Ermir Lenjani, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, shënoi në minutën e 17-të për epërsinë 0:1 te Sionit.

Prestigjiozja zvicerane “Blick”, Lenjanin e ka futur në 11 javës së 12-të. Sipas “Blick”, ky është 11-shi i javës:   David Zibung (Luzern), Mijat Mariç (Lugano), Stefan Knezheviq (Luzern), Ermir Lenjani (Sion), Tranquillo Barnetta (St. Gallen),Luca Zuffi (Basel), Sekou Sanogo (Young Boys), Miralem Sulejmani (Young Boys), Carlinhos (Lugano), Guillaume Hoarau (Young Boys) dhe Majeed Ashimeru (St. Gallen).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat