Alba: Ishte njësoj si të fitoja Championsin

Futboll

Alba: Ishte njësoj si të fitoja Championsin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:57
Alba: Ishte njësoj si të fitoja Championsin

“El Clasico është ndeshje e veçantë për të gjithë katalanasit dhe unë kam qenë këtu që në moshë të vogël”, ka thënë futbollisti Alba. Barcelona e dërrmoi me rezultat 5:1 Real Madridin, në ndeshjen e vlefshme të kampionatit spanjoll. “Nuk është po aq e rëndësishme sa fitorja e Champions League, por unë kam patur të njëjtën ndjesi. Për ne është shumë e rëndësishme të mposhtim Real Madrid”, tha ai. Mbrojtësi i majtë ka dhënë asistim për Coutinhon në rastin e golit të parë dhe ka festuar më shumë se braziliani. “Ndonjëherë më shijojnë më shumë asistimet se golat”, ka thënë ai. Në lidhje me ndeshjen: “Kemi gjetur hapësirat dhe mendoj se dëmin më të madh ia kemi shkaktuar Real-it nga krahët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat