Kombëtarja e Kosovës e mposhti Zvicrën

Futboll

Kombëtarja e Kosovës e mposhti Zvicrën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:05
Kombëtarja e Kosovës e mposhti Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019 që po mbahen në Qipro. Pas ndeshjes së parë në të cilën janë mundur nga Skocia, 1:2, kësaj radhe të përzgjedhurit e Besnik Kollarit krahas lojës së mirë kanë arritur të arkëtojnë edhe pikët e plota. Golin e fitores së madhe për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të. Në ndeshjen e fundit Kombëtarja U17 do të luajë përballë Qipros, kombëtare e cila në ndeshjen e parë kishte humbur 0:3 nga Zvicra, derisa sot ka barazuar 1:1 me Skocinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat