Ronaldo tregon se cili ishte personi që vendosi të largohet nga Reali

Futboll

Ronaldo tregon se cili ishte personi që vendosi të largohet nga Reali

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:18
Ronaldo e Perez

Cristiano Ronaldo ka thënë se u largua nga Real Madrid shkaku i presidentit të klubit, Florentino Perez.

Portugezi zbuloi se një ndryshim në marrëdhënien e tij me presidentin e ‘Los Blancos’, e bindi atë që t’i japë fund karrierës nëntë-vjeçare me klubin, shkruanInsporti.

Ronaldo, që iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro në verë, u largua nga Spanja si top golashënuesi i të gjitha kohërave për Real Madridin, dhe pasi e inspiroi ekipin drejt 15 trofeve të mëdhenj, duke përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas.

Në një intervistë me France Football, Ronaldo pohoi se sjelljet e Perezit karshi tij kishin ndryshuar.

“Po e ndjeja brenda klubit, në veçanti nga presidenti, se më nuk po më konsideronin njëjtë siç më kishin konsideruar në fillim”, pohoi Ronaldo.

“Në katër apo pesë vitet e para që isha aty, pata ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Jo edhe aq shumë më vonë. Presidenti më shikonte sikur të mos isha i nevojshëm për ta, nëse e dini çfarë dua të them”, tha Ronaldo.

“Kjo më bëri që ta mendoj largimin. Ndonjëherë shikoja lajmet, ku po thonin se unë po kërkoja largimin. Kishte pak nga kjo, por e vërteta është se gjithmonë kisha përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Po të kishte qenë për paratë, do të kisha kaluar në Kinë, ku do të fitoja pesë herë më shumë se sa këtu [te Juventusi] apo në Real”, shtoi portugezi, përcjell Insporti

“Nuk kam ardhur në Juventus për paratë. Fitova njësoj në Real Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se te Juventusi, ata më deshën me të vërtetë, ata ma thanë këtë dhe e bënë atë të qartë. Këtë ma dëshmuan”.

I pyetur nëse vendimi i trajnerit Zinedine Zidane për t’u larguar pas suksesit të tretë radhazi në Evropë kishte ndikuar në vendimin e tij, Ronaldo tha: “Vendimi im nuk ishte i bazuar në ikjen e tij. Por, ky rast ishte njëri nga detajet e vogla që më bënë të ndihem më mirë në lidhje me atë se çfarë mendoja për situatën te klubi”.

33-vjeçari, që shënoi 44 gola për Real Madridin sezonin e kaluar dhe tani ka 7 gola me Juventusin, po synon që të fitojë trofeun e tretë radhazi të ‘Ballon d’Or’.

“Mendoj se e meritoj këtë vit… Po, e ëndërroj fitimin e Ballon d’or për të gjashtën herë, dhe të tejkaloj Leo Messin”, ka përfunduar Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat