“Jeta e një gjarpri”

Futboll

“Jeta e një gjarpri”

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:26
Courtois

Thibaut Courtois bëri ëndrrën realitet gjatë verës kur u transferua nga Chelsea te Real Madrid, por karriera e tij në Bernabeu nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Real ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, me vuajtjet e Los Blancos që vazhduan edhe gjatë disfatës së turpshme 5:1 ndaj Barcelona-s në El Clasico.

Courtois duhet të nxirrte plot pesë herë topin nga rrjeta në Camp Nou, dhe tifozët e Chelsea-t e kanë shfrytëzuar këtë moment duke u tallur me ish-portierin e tyre.

Shumë tifozë të Bluve kanë përdorur rrjetet sociale për t’u kënaqur me dështimin e Courtois.

Një përdorues ka shkruar: “Courtois është duke ia bërë me dorë arbitrit apo duke kërkuar ndihmë?”. Një tjetër ka thënë: “Courtois kërkoi me ngulm të largohej nga Chelsea dhe të shkonte te Real Madrid. Tani ka ngrënë pesë gola në El Clasico. Jeta e një gjarpri!!!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat