Emre Can operohet me sukses, pritet t’i kthehet fushave pas një muaji

Futboll

Emre Can operohet me sukses, pritet t’i kthehet fushave pas një muaji

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:13
Mesfushori gjerman, Emre Can

Mesfushori gjerman, Emre Can ka kaluar me sukses operimin e tij në gjëndrën tiroide dhe pritet t’i kthehet fushave të blerta pas një muaji.

Emre Can mund të përqendrohet në riaftësimin e tij pasi mesfushori i Juventusit iu nënshtrua një operacioni ‘të suksesshëm’ për të hequr gjëndrën tiroide.

Kjo pasi një raport mjekësor në faqen zyrtare të Juventusit konfirmoi se operacioni i Can në Frankfurt të hënën në mëngjes kaloi me sukses të plotë.

Bardhezinjtë nuk raportojnë për kohën e tij të rikuperimit, pasi sipas tyre do të vlerësohen më mirë në ditët e ardhshme.

Por, sipas mediumit italian Calciomercato.com, mesfushori gjerman mund të përballet me një mungesë prej një muaj jashtë fushave.

24-vjeçari u bashkua me Juven si transferim i lirë nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

Ai deri më tani ka bërë 10 paraqitje për Zonën e Vjetër në këtë gjitha garat këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat