Te Fenerbahce dështon dhe Cocu, shkarkohet

Futboll

Te Fenerbahce dështon dhe Cocu, shkarkohet

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:10
Philip Cocu vuajti ecurinë e dobët në kampionatin turk, me drejtuesit e klubit nga Stambolli që morën vendimin drastik për ta shkarkuar nga detyra.

Prej disa vitesh, skuadrat turke kryesisht Fenerbahces e Galatasaray janë duke vuajtur paraqitjet e dobëta në Europë, por edhe në kampionat nuk është se kanë pasur ndonjë ecuri të mirë.

I fundit që dështoi me gjigantët turq të Fenerbahces është holandezi Philip Cocu, aventura e të cilit zgjati shumë pak te kjo skuadër.

Ish mesfushori i përfaqësueses holandeze vuajti ecurinë e dobët në kampionatin turk, me drejtuesit e klubit nga Stambolli që morën vendimin drastik për ta shkarkuar nga detyra.

Edhe pse fitoi 3 tituj kampion në Holandë dhe një Kupë me PSV Eindhoven, Cocu dështoi në eksperiencën e tij të parë si trajner jashtë vendit të tij. Humbja e kësaj të diele ndaj Ankaragucu me rezultatin 1-3 brenda në shtëpi vulosi shkarkimin e holandezit.

Fenerbahce në 10 javët e para të kampionatit ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat