Ndërkohë që Antonio Conte mbetet në kandidati favorit për të zëvendësuar Julen Lopeteguin në rolin e trajnerit të Real Madrid, pas disfatës së thellë të Los Blancos, 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës, ish-presidenti i galaktikëve, Jorge Valdano, mendon se trajneri ideal për ekipin e tij të zemrës është një tjetër figurë. Në një intervistë dhënë për stacionin radiofonik “Onda Cero”, Valdano që ka udhëhequr Real Madrid në vitet 1994-1996 deklaroi se sipas tij Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës është kandidati më i përshtatshëm për Los Blancos.
“Emërimi i Martinez më duket si ideja më e mirë. Një trajner që mund të ndryshojë gjërat. Ai duket më i përshtatshëm se Conte. Conte ka prestigj sepse ka fituar në vende të ndryshme, por Robert Martinez do të përshtatej në këtë ekip. Nuk është një detyrë e lehtë, sepse nuk ka një golashënues të rregullt”, deklaroi Valdano.