Kollari: Qipro është një kundërshtar i fortë

Futboll

Kollari: Qipro është një kundërshtar i fortë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:22
Kollari: Qipro është një kundërshtar i fortë

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019 që po mbahen në Qipro. Pas ndeshjes përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh i lumtur për fitoren e arritur dhe përgëzoi djelmoshat për angazhimin dhe karakterin e treguar në përballje me helvetikët. “Kjo ishte loja jonë më e mirë deri më tash dhe me plotë meritë iu gëzuam fitores. Ky sukses është meritë e futbollistëve, të cilët e dhanë maksimumin dhe luajtën shkëlqyeshëm. Të fitosh kundër një kombëtare të fortë si Zvicra pa dyshim është kënaqësi dhe po shihet se puna që kemi bërë po i jep frytet. Përveç golit kemi pasur edhe tri – katër raste tjera, por ajo që është me rëndësi është se pas epërsisë së krijuar e kemi administruar shumë lojën. Gjithsesi, futbollistët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi e kemi para vetes edhe një ndeshje shumë të rëndësishme, të cilën duhet ta mbyllim me sukses për ta përmbushur misionin tonë. Qipro është një kundërshtar i fortë dhe këtë dëshmoi edhe në duelin e sotëm me Skocinë, prandaj do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje”, ka theksuar Kollari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat