Barça e gatshme të lejojë largimin e Dembeles, gjigantët anglez duan transferimin e tij

Futboll

Barça e gatshme të lejojë largimin e Dembeles, gjigantët anglez duan transferimin e tij

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:32
Ousmane Dembele

Tri klubet e mëdha të Ligës Premier, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali janë njoftuar për disponueshmërinë e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas mediumit RAC1, gjigantët katalunas janë gati të ulin humbjet e tyre me sulmuesin anësor francez.

Barça shpenzoi plot 97 milionë funte për të nënshkruar me Dembele nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 dhe janë të gatshëm ta shesin tashmë.

Kjo pasi 21-vjeçari nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe është përdorur kryesisht si një lojtar rezervë në Camp Nou.

Sidoqoftë, Dembele nuk është as afër ta fitojë vendin e titullarit dhe një largim i tij duke i pashmangshëm.

Është vetë Barcelona që ka njoftuar klubet angleze se Dembele është i gatshëm për tu transferuar.

Sipas mediumit anglez The Sun, Chelsea, Liverpool dhe Arsenali thuhet se janë të interesuar ta nënshkruajnë me atë në janar.

Çmimi i yllit francez mendohet se tani sillet rreth 70-80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat