Lampard zgjedh më të mirin në botë, nuk është as Messi, as Ronaldo

Futboll

Lampard zgjedh më të mirin në botë, nuk është as Messi, as Ronaldo

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:58
Frank Lampard

Frank Lampard mendon se forma aktuale e Eden Hazard e bën lojtarin më të mirë në botë për momentin dhe shpreson që ylli i Chelsea-t të pushojë ndaj Derby Coutny të mërkurën.

Hazard ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar tetë gola në 11 paraqitje për skuadrën e Maurizio Sarri-t, dhe ish-mesfushori i Anglisë Lampard mendon se mungesa e tij në mesjavë do të ishte një lajm i mirë për ekipin e tij.

“Mendoj se është më i miri në botë duke parë formën aktuale të Hazard,” shprehet Lampard.

“Padyshim që kjo mund të ndryshojë, por mendoj se ka arritur formën maksimale. Ai është një lojtar i mrekullueshëm në botën e futbollit. Le të shpresojmë që të dojë të pushojë!

Mendoj se ai ka frikë të ndeshet ndaj ekipit tim!

Chelsea më ka impresionuar këtë sezon. Sarri gjithashtu. Mendoj se Blutë janë kandidatë për të fituar titullin kampion”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat