Mahrez pati një dedikim të veçantë pas golit ndaj Tottenham

Futboll

Mahrez pati një dedikim të veçantë pas golit ndaj Tottenham

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:10
Foto

Algjeriani ia dhuroi fitoren Manchester Cityt në Wembley.

Një gol i Riyadh Mahrez i mjaftoi Manchester Cityt të triumfonte ndaj Tottenhamit me rezultat minimal 1-0, për të marrë komandën në krye të Premier Ligës.

Mahrez këtë gol ia dedikoi pronarit tashmë të ndjerë të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën pas aksidentit me helikopter të shtunën.

Algjeriani ka luajtur tek Leicester për katër vite e gjysmë dhe është shpallur kampion i Anglisë me “Dhelprat”.

“Të jem i sinqertë ishte shumë, shumë e vështirë për mua”, ka thënë Mahrez.

“Nuk është e lehtë, pasi ai ishte shumë i rëndësishëm për mua. Kam kaluar katër vite e gjysmë tek Leicester dhe kam kujtime speciale me të. Ai ishte njeri shumë i mirë, humanist i vërtetë dhe vdekja e tij më trishton”.

“Prandaj kur shënova golin, i ngrita duart lart për të. Ai ka bërë shumë për mua dhe për Leicesterin. E kam të vështirë të flas më shumë, pasi jam i pikëlluar”, ka thënë në fund Mahrez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat