S'është me inat por me takat

Futboll

S'është me inat por me takat

Nga: Adriatik Dosti Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:13
Adriatik Dosti

Debate

Ja pra që ky Skënderbe që nuk i latë gjë pa bërë, e spiunuat, i bëtë letra anonime pa fund, e çuat në UEFA, e dënuat, e kërkuat ta shkatërronit krejtësisht, erdhi e ju mundi sërish në mes të Tiranës. Siç ju mundi vjet, siç ju mundi në fazë të parë e siç do t'ju mundë sa herë të dojë e ku të dojë. Erdhi aty e ju a bëri fare të qartë se nuk ka vdekur akoma prej jush e as që ka ndërmend të vdesë ndonjëherë prej burracakëve te tipit e sojit tuaj.

Sepse vjen në Tiranë e ju mund me lojë e me rezultat e sidomos me 2 supergola të Muzakajt e të Bregut. Dhe do t'ju mundë sa herë ti doje kokrra e qejfit o Partizanë të Braçës e të Olsit, siç ju mundi vjet, siç ju mundi në fazë të parë e siç do t'ju mundë edhe mot e sa herë që do t’i duhet të fitojë me ju e ku të doni ju në daç në Tirane e në daç në Korçë apo edhe në Beograd e në Kore të Veriut. Sepse ky Skënderbe është i dizenjuar për Kampion ndaj dhe ka vite që është i tillë e qëndron shumë larg pallavrave e përrallave tuaja komuniste se Titujt ja ka dhënë Duka e Federata.

Ja ta zëmë se i paskan dhënë 1 a 2, po trofetë e tjerë kush ja dha? Futbolli luhet në fushë e jo në tribunat tuaja të pështira e të neveritshme dhe në fushë jeni ku Skënderbeu e ku ju, ndaj zbriteni Partizanin nga tribunat politike dhe jepini lirinë të luajë futboll në fushat ku luhet futboll e jo ku bëhet politika juaj neveritëse. Sepse kinse harroni me dashakeqësi banale që ky Skënderbe ka 10 vjet radhazi që është krenaria europiane e futbollit shqiptar dhe ka bërë atë gjë në Kupat e Europës që ju nuk do të mund ta bëni dot as sot e as mot, e kurrën e kurrës... Ja pra që ky Partizan që do skuqte kryeqytetin sipas miushit Braçe, fatkeqësisht skuqi bythën e vet dhe ku se? Në mes të Tiranës e në shtëpinë që ju vodhi bardhë e bluve falë një Refik Halili leshko e një Velinë kopil të lindur.

Ja pra ky Partizani trim që kërcënonte korçarët që mos ardhshi në Tiranë se do ju mbysim e do ju shkatërrojmë, këtu është varri e vdekja juaj, harroi se kush kërkon ti bëjë gropën tjetrit bie vete i pari brenda në të sikurse ra. Jo të hënën ta shtynin ndeshjen ju por në çdo ditë të javës ta caktoni për ta luajtur atë, ditën apo natën, ju siguroj se ky Skënderbe i djeshëm, i sotëm e i nesërm ngrihet nga varri e vjen e ju mund ku të doni ju e si ta doni ju.

Ndaj sa të keni në krye tuaj Olsat e Gazat, Braçët e Veliajt, Klosët e Taulantët, e deri sa ta kuptoni e ta fusni në mendje njëherë e mirë se sporti është e duhet të qëndrojë kurdoherë i pa bërë PIS prej politikës dhe se në sport fitohet me takat e jo me inat vetëm atëherë do të mund ta mundni Skënderbeun e këdo tjetër e vetëm atëherë vërtet do të jeni kandidatë kryesorë e të merituar për titull Kampion, të cilin po e kërkoni kaq dëshpërimisht e në rrugë të gabuar e pa krye, prej gati një çerek shekulli.

Ja pra që ky Partizan me çfarëdo që të bëni ju, edhe me ato shishe e sende që hodhët në fushë pas golave të pësuar, edhe me ato sharje e ofendime në korr ndaj skuadrës e tifozerisë mike, pa as me të voglën arsye, prej Guerrilasve të Partisë së Braçes e Olsit, nuk mund të jetë dot aty ku po kërkoni ta çoni ju artificialisht duke i bashkangjitur prej kaq kohësh kaq shëmtuar e në mënyrë neveritëse, politikën.

Lëreni Partizanin të jetë vetëm sportiv e sa me larg jush dhe atëherë PO, besoj se ai mund të jetë aty ku duhet të jetë dhe për këtë, për të vetmin njëri sportiv e fisnik, për të cilin me erdhi keq për humbjen tuaj mëse të merituar, ishte miku im i mirë e i hershëm Skënder Gega, sa për ju të tjerët merituat plotësisht atë që keni merituar ngaherë, humbjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat