Gashi: Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern

Futboll

Gashi: Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:22
Gashi: Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern

Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern që i plotëson nevojat e sportistëve zhurianë. Kështu u shpreh Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.

Ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.

Ministri me këtë rast i uroi klubin dhe qytetarët e Zhurit me rrethinë.

"Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit", ka thënë ministri. 

"Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re", ka thënë mes tjerash ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat