Barcelona vë në shitje Dembelen

Futboll

Barcelona vë në shitje Dembelen

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:29
Ousmane Dembele

Futbollisti francez nuk ka përmbushur pritshmëritë tek Barça.

I transferuar te Barcelona për shumën e 105 milionë eurove nga Borussia Dortmund në 2017, Ousmane Dembele pritet të largohet nga katalanasit gjatë janarit, shkruajnë mediat spanjolle.

21-vjeçari nuk po arrin të gjejë shkëlqimin që pati te Dortmundi, duke u aktivizuar vetëm si zëvendësues gjatë këtij sezoni nga Ernesto Valverde.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin francez.

Ekipet që interesohen për sulmuesit nuk mungojnë, por do të jetë e vështirë të arrihet te kartoni i lojtarit, pasi vlera e tij pritet të jetë e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat