Belgjika “ngre traun”: Nëse do Martinezin, Reali duhet të bisedojë me ne

Futboll

Belgjika “ngre traun”: Nëse do Martinezin, Reali duhet të bisedojë me ne

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:53
Roberto Martinez

Drejtuesit e Realit të Madridit vendosën t’ia besonin drejtimin e skuadrës Santiago Solarit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, por argjentinasi duket se do të jetë i përkohshëm në këtë detyrë, derisa të arrihet marrëveshja me një tjetër trajner të rëndësishëm.

Mediat spanjolle kanë shkruar si kandidat kryesor është spanjolli Roberto Martinez, aktualisht trajner i Belgjikës. Për të bërë të mundur afrimin e 45-vjeçarit, “Los Blancos” duhet të bisedojnë me drejtuesit e Federatës Belge të Futbollit, me të cilët Martinez ka kontratë deri në vititn 2020.

“Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private. Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me zotin Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit,” – deklaroi zëdhënësi për shtyp i federatës së Belgjikës, Stefan Van Loock.

Nën udhëheqjen e Martinezit, “Djajtë e Kuq” e mbyllën Botërorin “Rusi 2018” në vendin e 3-të, që konsiderohet edhe arritja më e madhe në historinë e kësaj përfaqësueseje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat