Spekulimi, Conte në Manchester dhe Mourinho në Madrid?

Futboll

Spekulimi, Conte në Manchester dhe Mourinho në Madrid?

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:10
Mourinho dhe Conte

Lëvizja e Antonio Contes drejt pankinës së Real Madrid-it thuhet të jetë ndalur për shkak të Jose Mourinho-s, teksa italiani do ta zëvendësojë atë në Manchester United.

Los Blancos kanë zyrtarizuar dje shkarkimin e Julen Lopetegui-t (pas 14 ndeshjesh) dhe Conte është konsideruar si alternativa e parë për ta zëvendësuar.

Megjithatë, bisedimet me ish-trajnerin e Juventusit thuhet të jenë ndërprerë jo për shkak të Chelsea-t dhe problemeve gjyqësore, por për shkak se lojtarët nuk e kanë dashur (gjithsesi mbrëmjen e së hënës raportohej që Conte të ketë refuzuar ofertën e Real-it).

Nga ana tjetër, Gazzetta dello Sport del me lajmin e bujshëm se gjithçka vërtitet rreth Mourinho-s. Presidenti i Realit Florentino Perez dëshiron të kthejë përsëri “Special One”, pasi ai theu barrierën e 100 pikëve në kohën kur drejtoi Realin. Fitoi Copa del Rei dhe një titull La Liga, gjatë qëndrimit të tij nga 2010 në 2013.

Conte duket se pret të shohë nëse realizohet kjo rokadë, sepse është gati ta zëvendësojë portugezin ne Old Trafford. Gjithsesi, Mourinho zor se do të shkarkohet para përfundimit të sezonit, pasi United do duhet të paguaje 30 milionë paund si kompensim.

Nëse e mbyll sezonin pa fituar titullin apo Champions League, mund të arrihet një marrëveshje për largimin e tij. Real Madrid-i do të vazhdojë me Santiago Solari apo ndoshta Roberto Martinez, por Perez i ka sytë te Mourinho, tani ose në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat