Drita nuk ndalet, fiton edhe në Prishtinë! Ferizaj me pikë të madhe

Futboll

Drita nuk ndalet, fiton edhe në Prishtinë! Ferizaj me pikë të madhe

Nga: K. Goca Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:20
Pamje nga ndeshja

Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, vazhdon me lojëra të mira dhe shënon fitore në Prishtinë me rezultat 1:0 kundër Flamurtarit, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drita nuk ndalet, me tri pikë të importuara është më afër kreut të tabelës. Ndeshja filloi me lëndimin e Betim Haxhimusën, kurse në vend të tij trajneri i Dritës Shpëtim Duro inkuadroi Haxhi Nezirajn.

Futbollisti Endrit Krasniqi shënoi në minutën e 25-të për fitoren e madhe të skuadrës nga Gjilani.

Drita aktualisht është në vend të katërt me 22 pikë, ka tri më shumë se ‘flamurtarët’ një pozitë më poshtë. Ferizaj kthehet me një pikë të madhe nga Prizreni, duke luajtur pa gola (0:0) me Lirinë. Një pikë që nuk matet as me ari për ferizajasit, kurse Liria vazhdon me rezultate zhgënjyese.

Ferizaj është në vend të dhjetë me 11 pikë, ka një ndeshje me pak dhe një pikë më shumë se Liria në vendin e dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat