Liverpool kërkon të transferojë “Messi-n spanjoll” me parametra zero

Futboll

Liverpool kërkon të transferojë “Messi-n spanjoll” me parametra zero

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:51
Iker Muniain

Megjithëse duhen edhe dy muaj që të nisë merkato e dimrit, klubet evropiane kanë nisur planet për transferimet e mesit të sezonit.

Një nga këto klube është Liverpool, që thuhet të ketë bërë një ofertë për sulmuesin e Athletic Bilbao-s Iker Muniain, 25, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2019.

Gjithsesi spanjolli, i cili luan si titullar te baskët që në moshën 16-vjeçare, preferon të qëndrojë në San Mames.

Liverpool ka një skuadër të kompletuar, por Munian është një lojtar që i pëlqen së tepërmi trajnerit Jurgen Klopp.

Ai zotëron aftësi të mëdha teknike dhe është një nga ata lojtarë që mund të bëjë diferencën në çdo moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat