FSHF miraton stadium të ri për Teutën

Futboll

FSHF miraton stadium të ri për Teutën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:51
FSHF miraton stadium të ri për Teutën

Pas Kukësi-Flamurtari, që do të luhet në Kamzë të premten (ora 14.00), edhe një ndeshje tjetër do të luhet në të njëjtën kohë, po ashtu në fushë asnjanëse.

Ndonëse ishte planifikuar për në orën 18.00, Teuta-Tirana është spostuar në Shijak, sipas njoftimit zyrtar nga klubi durrsak.

Asnjë njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit, asnjë detaj as nga Teuta, vetëm stadiumi dhe orari, pasi në “Niko Dovana” nuk mund të luhet, për shkak se po kryhen punime në fushën e stadiumit.

Absurditeti qëndron te fakti se stadiumi “Tofik Jashari” nuk është licencuar për të luajtur ndeshje të Kategorisë Superiore. Në prag të sezonit të ri FSHF miratoi listën e stadiumeve që plotësojnë kriteret për ndeshje të Kategorisë Superiore dhe përveç dy stadiumeve kombëtare në Elbasan e Shkodër, vetëm stadiumi “Redi Maloku” në Fushë-Krujë është miratuar për Kastriotin, pas punimeve intensive në fund të verës, me disa meremetime sa për sy e faqe, pasi qartësisht kushtet janë mediokre.

Tani rezulton që mund të luhet edhe në Shijak, por me këtë logjikë i bie që çdo stadium i Kategorisë së Parë të përdoret në rast emergjence, ndërsa nga ana tjetër nëse Erzeni do të shkojë në Superiore, nuk i dihet a do ia licencojnë stadiumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat