Akuza të forta në Napoli: Hysaj po shkatërrohet nga Giuffredi!

Futboll

Akuza të forta në Napoli: Hysaj po shkatërrohet nga Giuffredi!

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:05
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij te Napoli. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, duket se ka humbur përfundimisht formacionin, pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Një paraqitje e dobët dhe për më tepër gaboi në golin e shënuar nga Roma, bën që trajneri t`a zëvendësonte futbollistin kuqezi ende pa mbaruar ndeshja. Mirëpo gjithçka duket se ka një shkak. Sipas mediave italiane, dhe konkretisht mediat pranë skuadrës së Napolit kanë, nisur të gjejnë shkaqet e rënies së Hysajt.

Është portali “Napoli Page”, që sot i ka kushtuar një artikull çështjes së Hysajt. Sipas asaj që shkruan media italiane, i gjithë faji për situatën që po kalon mbrojtësi shqiptar është e agjentit të tij, Mario Giuffredi. “Hysaj është shkatërruar nga agjenti i tij”-është kryetitulli i lajmit që “Napoli Page” i ka kushtuar Elseid Hysajt. Më tej në brendësi të shkrimit vijohet duke shkruar: “Agjenti i tij nuk po e bën punën mirë. Ai donte ta çonte Hysajn në Londër gjatë verës.

Elseidi duket si peshku pa ujë, një lojtar teknikisht mediokër. Së shpejti Malcuit do të zhvillohet, ndërsa për Hysajn faji i vetëm është i agjentit të tij, i cili me deklaratat që bënte shkatërroi mjedisin dhe qetësinë e lojtarit”-shkruan media italiane. Në fakt, ajo çka shkruajnë sot mediat në Napoli, është vetëm një konstatim i asaj që është thënë prej kohësh. Deklarata e shumta të agjentit të tij, Mario Giuffredi, krijuan iluzione se Elseid Hysaj do të ishte larg Napolit për sezonin e ri.

Por në fakt asgjë nuk ndodhi, Hysaj mbeti në Napoli, edhe për shkak të klauzolës së tij prej 50 milion euro, por edhe sepse futbollisti ishte pjesë e planeve të klubit. Sakaq në krahun tjetër është agjenti ai që po përkeqëson më tej situatën, pasi këmbngulja për rritjen e pagës nga 1.8 në 3 milion euro, po mban peng nënshkrimin e kontratës së re. Ndaj me të drejtë media në Napoli akuzojnë agjentin e futbollistit shqiptar, si shkaktarin e komplikimit të situatës për Hysajn te Napoli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat