Real Madrid shkon në Afrikë

Futboll

Real Madrid shkon në Afrikë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:26
Real Madrid shkon në Afrikë

Real Madrid do të zhvillojë një ndeshje shumë të çuditshme në Kupën e Mbretit këtë të mërkurë. Në fakt, madrilenët do të udhëtojnë drejt Melilla, një qytet autonom spanjoll që ndodhet në veri të Afrikës, dhe do ta bëjnë këtë pa Julen Lopetegui, i cili është shkarkuar nga klubi ditën e hënë.

Vendin e tij e ka marrë trajneri i skuadrës së dytë të spanjollëve, Santiago Solari. Shkarkimi i Lopetegui ishte diçka që pritej, edhe para humbjes turpëruese 5-1 të pësuar në “Camp Nou” kundër Barcelona-s të dielën e kaluar. Me 5 humbje të pësuara në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare të luajtura në të gjitha kompeticionet, drejtuesit e Real nuk kishin zgjidhje tjetër.

Nëse do të kishim të bënim me një situatë normale, një skuadër si Mellila nuk do të ishte në gjendje t’i shkaktonte asnjë problem madrilenëve, por duket parë vështirësitë që po kalojnë kampionët e Europës në fuqi, gjithçka është e pritshme. Gjithsesi, vendasit do ta shfrytëzojnë në maksimum mundësinë e rrallë për t’u përballur me një ekip të nivelit të Real Madrid.

Në fakt, ata e kanë arritur këtë fazë të kupës vetëm dy herë, me herën e fundit që ka qenë në sezonin 2012/13, kur kanë mundur në shtëpi ekipin e La Liga-s, Levante, para se të mundeshin 4-1 në takimin e kthimit. Real Madrid, nga ana tjetër, do të kërkojë të kthehet te fitorja pas humbjes së rëndë të pësuar në “El Clasico”.

Statistika 
– Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes këtyre dy skuadrave.
– Melilla ka fituar 6 nga 7 ndeshjet zyrtare që ka luajtur në shtëpi në këtë sezon.

– Melilla nuk ka arritur ta kalojë asnjëherë këtë fazë të Kupës së Mbretit.
– Real Madrid ka pësuar gol në 73% të ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, duke humbur 43% të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat