Lojtarët e Real-it kërkojnë rikthimin e Zidane-s

Futboll

Lojtarët e Real-it kërkojnë rikthimin e Zidane-s

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 22:52
Zinedine Zidane

Yjet e Real Madrid janë duke kërkuar që pas shkarkimit të Julen Lopegetui-t në krye të skuadrës të rikthehet Zinedine Zidane.

Siç raporton Sport, “disa futbollistë problematikë të Realit” janë duke kërkuar rikthimin e trajnerit francez në krye të stolit, vetëm disa muaj prej largimit të tij.

Pavarësisht raportimeve se Antonio Conte mund të zë pozitën e trajnerit, futbollistet e Real parapëlqejnë që aty të zë vend prapë Zidane.

Zidane fitoi tre tituj të Champions League me Real-in për 2 vjet e gjysmë sa e drejtoi skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat