Assesi të rehatohet Karius, kjo i ndodhi së fundmi

Futboll

Assesi të rehatohet Karius, kjo i ndodhi së fundmi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:36
Loris Karius

Loris Karius mund të rikthehet në Liverpool gjatë janarit pasi Besiktasi po mendon ta mbyllë huazimin e tij para kohe.

Lajmin e ka bërë të ditur “Fotomac”.

Portieri gjerman ishte dërguar në Turqi për ta rikthyer besimin e humbur pas paraqitjes dizastër në finale të Ligës së Kampionëve, por ai vazhdoi me gabime edhe në kampionatin turk.

Ndër të tjera, klubi nga Stambolli e ka opsionin për ta mbajtur Kariusin përgjithmonë, por ky klub tashmë është dorëzuar dhe preferon ta rikthejë portierin në “Anfield Road”.

Ndërkohë, Besiktasi thuhet se është i interesuar për sulmuesin e “Reds”, Divock Origi, po ashtu në huazim.

Karius u bë fytyrë tragjike me gabimet që i bëri në finalen e Championsit ku Liverpooli u mposht nga Real Madridi gjatë verës që shkoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat