Valverde e komenton situatën e re të krijuar te Real Madrid

Futboll

Valverde e komenton situatën e re të krijuar te Real Madrid

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 00:19
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde nuk sheh asnjë arsye pse Real Madrid duhet të jetë në një vit tranzicioni pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Megjithëse Los Blancos ndodhen në një situatë të vështirë, Valverde nuk mendon se ata duhet të nënvlerësohen këtë sezon.

“Madrid në vit tranzicioni? Nuk besoj se kjo gjë ekziston. Ata janë si ne, jam i sigurt që do të reagojnë. Është akoma herët,” shprehet Valverde.

“Nuk e di nëse Real është më i rrezikshëm apo jo pas mbërritjes së Solari-t në stol. E kam thënë më përpara se Real është gjithmonë i rrezikshëm dhe një nga rivalët për titull.

“Ata janë akoma në të gjithë kompeticionet dhe do të mundohen të fitojnë kampionatin, ashtu siç do të bëjnë edhe të tjerët.

“Deklarata e klubit pas shkarkimit? Nuk kam asgjë për të thënë mbi këtë çështje, por nuk më pëlqen kur trajnerët shkarkohen.

“Ne jemi pjesë e botës së futbollit dhe e dimë si shkojnë gjërat. Ka ulje-ngritje. Kur fiton është mirë, kur humb do të ketë trazira.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat