Chelsea pret Derby-n e Lampard në 1/8-at e kupës

Futboll

Chelsea pret Derby-n e Lampard në 1/8-at e kupës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:58
Frank Lampard

Futbolli anglez do të kthehet mbrëmjen e së hënës me ndeshjet e radhës të fazës së 1/8-ve të Kupës së Ligës. Ndeshja me veçantë do të luhet në “Stamford Bridge”, ku Chelsea do të presë ekipin e Derby, që drejtohet nga legjenda e “Bluve”, Frank Lampard.

Vendasit kanë marrë 11 fitore dhe 3 barazimi që nga fillimi i sezonit të Premier League dhe kanë marrë një fitore 4-0 kundër Burnley në javën e fundit të kampionatit. Një rezultat ky që është arritur në mungesë të yllit të skuadrës së Sarri-t, Eden Hazard. Belgu ka pak mundësi që të luajë edhe në takimin e sotëm, duke parë se londinezët do të zhvillojnë 3 ndeshje në 8 ditët e ardhshme.

Derby, nga ana tjetër, nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u kaluar. Në fakt, skuadra e Lampard është kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Ligës pasi ka eliminuar Manchester United në “Old Trafford”.

Miqtë kanë shënuar gol në 9 nga 11 ndeshjet e këtij sezonit që kanë luajtur në transfertë, ndërsa Chelsea ka shënuar në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat